Teksa çmimet në tregun botëror të hidrokarbureve vijojnë të jenë në luhatje për shkak të tensioneve shtatëmujore SHBA-Ira, presidenti amerikan i prerë ka thënë për mediat e huaja se është momenti për të nënshkruar një marrëveshje mes palëve, në të kundërt amerikanët do të hedhin në erë iranianët.
“Ka ardhur koha. Ose t’i hedhim në erë ose arrijmë një marrëveshje. Por ka ardhur koha.”, tha Trump për mediat e huaja.
Deklarata e Trump ka bërë goxha bujë pasi vjen pak ditë pasi ai refuzonte haptazi që të nënshkruante marrëveshje me Iranin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Sakaq, mësohet se çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregun global. Psh, aktualisht nafta brent tregtohet me 97 dollarë për fuçi, e cila më parë shpesh herë ka kaluar nivelin e 100 dollarësh. Ndërsa nafta WTI tregohet me 89 dollarë për fuçi.
Deklarata e fundit e Trump pritet që të sjellë një dritë jeshile për tregun global të naftës. Shanset janë të mëdha që të kemi një dakordësim mes palëve dhe tregu botëror të “qetësohet” pas më shumë se 7 muajsh “luhatjesh” në çmime.
Rritje të ndjeshme ka pasur dhe kostoja e naftës në tregun shqiptar, pasi prej muajsh ajo është tregtuar me 219 lekë për litër. Madje në mesin e shtatorit nafta shitej me 229 lekë për litër, duke shkaktuar një situatë të rënduar për qytetarët.
