web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Von der Leyen në Tiranë/ Rama ndan pamje nga vizita e presidentes së KE-së

1 Tetor 2026, 08:19, Politikë CNA

Von der Leyen në Tiranë/ Rama ndan pamje nga vizita e presidentes

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale pamje nga pritja e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyeen.

“MIRËMËNGJES, dhe me disa momente nga pritja e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, vizitoi një ditë më parë Tiranën, në kuadër të turit të saj në rajonin e Ballkanit.

Von der Leyen zhvilloi në Kryeministri një takim me Ramën, ku diskutuan mbi fazën e mbylljes së kapitujve të integrimit, ndërsa është paracaktuar se muaji dhjetor është vendimtar.

Kryeministri tha dje se gjatë takimit u trajtua edhe çështja e investimit në Zvërnec, që pasoi me protesta prej më shumë se 4 muajsh në Tiranë dhe që vijojnë ende. /CNA





Lajmet e fundit nga