
Presidenti Donald Trump deklaroi të mërkurën se SHBA-ja së shpejti do të duhet të vendosë nëse do ta "shkatërrojë" Iranin apo do të arrijë një marrëveshje me Teheranin, duke paralajmëruar se situata e tensionuar po shkon drejt një fundi të pashmangshëm.
"Ndoshta i shkatërroni," u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale. "Duhet ta marrim atë vendim. Ose i shkatërrojmë, ose arrijmë një marrëveshje."
"Por koha po afron," paralajmëroi ai. "Do të marrë fund shumë shpejt, në një mënyrë apo në një tjetër." Versus.al

