‘Rama kriminalizoi politikën’, Vasili: I pashpresë dhe në panik, skandalet po i dalin dita-ditës

08:31, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkurë nga kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur kurrë vakume ligjore, porse probleme ishte me rrëmbimin e drejtësisë.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vasili tha se Edi Rama ishte ai që kriminalizoi politikën, ndërsa me ardhjen e tij në pushtet para 13 vitesh, paraburgimet në vendin tonë u rritën ndjeshëm.

Por fakti që ndërhyri në Kodin e Procedurës Penale, thekson Vasili, tregon se Rama është i pashpresë dhe në panik për shkak të skandaleve që i kanë plasur dhe vijojnë t’i dalin dita-ditës.

Shqipëria s’kishte vakume ligjore, por kishte problemin e e madh në këtë 13 vite qeverisjeje që e ka rrëmbyer drejtësinë. Dhunë e represion ndaj qytetarëve për të qeverisur.

Çështja e paraburgimeve ka 2 komponentë. Është ngritur si shqetësim madhor nga KiE më 2007 dhe një nga shtysat kryesore ishte se u dyfishuan paraburgimet me ardhjen në pushtet të Ramës, sepse nisi strategjia burg, burg, për të bërë presion e mbjellë psikologjinë e frikës.

E tërë kjo situatë e rënduar ka një autor, politika e kriminalizuar e Ramës. Sot në panik duke parë që tashmë ngjarjet që i kanë dalë e vijojnë të dalin e kanë rënduar dhe e kanë bërë të pashpresë Ramën.

E detyron të marrë e qepë Kodin e Procedurës Penale për të ndërtuar një bunker. Ka arritur të krahasohet me Rusinë, mbaron krahasimi me Rusinë, me arrestimin e ngjashëm të Metës me Navalnyn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco