Specialistët paralajmërojnë për kohën e gjatë që fëmijët kalojnë para ekraneve

Telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera digjitale përdoren gjerësisht në jetën e përditshme të fëmijëve. Megjithatë, ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve mund të ndikojë te komunikimi dhe ndërveprimi i tyre me mjedisin.

Të lidhura

None found

Terapistja e zhvillimit Irena Danjolli shpjegon ndikimin e qëndrimit të gjatë para ekranit në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit, si dhe rastet që paraqiten në Kukës, raportoi rtsh.al, transmeton klankosova.tv.

“Është vënë re se ekranet dhe pajisjet teknologjike ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e fëmijëve, përfshirë atë gjuhësor, emocional, komunikimin dhe lojën. Shpesh hasim vështirësi zhvillimore që shkaktohen ose lidhen me përdorimin e ekraneve”, u shpreh Danjolli.

Specialistët këshillojnë konsultimin me një profesionist kur fëmija ka vështirësi të vazhdueshme në të folur, nuk ndjek udhëzime të thjeshta, nuk komunikon në përputhje me moshën ose has pengesa në përqendrim dhe ndërveprim.

“Prindërit vërejnë kryesisht se fëmija nuk përdor gjuhën e folur dhe nuk ndërvepron me të tjerët, si dhe e ka të vështirë të krijojë shoqëri. Mungesa e kontaktit me sy mund të dallohet që në moshën nëntë muajshe. Po ashtu, që në gjashtë muajsh mund të vërehet nëse fëmija nuk kthen kokën kur i thërrasin emrin”, tha terapistja.

Prindërit mund të ndihmojnë duke krijuar një rutinë të qëndrueshme, duke vendosur kufij për përdorimin e ekraneve dhe duke e përfshirë fëmijën në aktivitete të përbashkëta.

Në vend të kohës së tepërt para pajisjeve, specialistët sugjerojnë lojëra, biseda, lexim dhe veprimtari që nxisin komunikimin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me fëmijën.


Shtuar më 1.10.2026 08:46

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş