1 Tetor 2026, 08:37
Nga E.d
Foto ilustruse
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatëvonesa gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, për faturat e shlyera përtej afatit.
Të dhënat e publikuara për periudhën janar-qershor tregojnë se kamatëvonesat u arkëtuan mbi rreth 2.21 milionë fatura energjie. Vlera më e lartë mujore e kamatëvonesave u regjistrua në maj, me 82.9 milionë lekë. Në prill u arkëtuan 81.4 milionë lekë, ndërsa në qershor 75.9 milionë lekë.
Në mars, kamatëvonesat arritën në 73.6 milionë lekë, në janar në 72.8 milionë lekë, ndërsa niveli më i ulët për periudhën u regjistrua në shkurt, me 62.9 milionë lekë.
Edhe numri i faturave mbi të cilat u arkëtua kamatëvonesë ishte më i lartë në fund të periudhës. Në qershor rezultuan 410,833 fatura të tilla, niveli më i lartë i gjashtëmujorit. Në mars ishin 383,493 fatura, në prill 386,868 dhe në maj 375,727.
Janari regjistroi 341,330 fatura me kamatëvonesë, ndërsa shkurti kishte numrin më të ulët, me 311,765. Në të njëjtën periudhë, numri i konsumatorëve të energjisë elektrike u luhat rreth 1.37-1.38 milionë. Në fund të qershorit, të dhënat raportojnë rreth 1.38 milionë konsumatorë.
Kamatëvonesat aplikohen kur fatura mujore e energjisë nuk paguhet brenda afatit përkatës. konsumatori mund ta paguajë faturën pa kamatë deri në mbyllke të muajit pasardhës, ndërsa pas tejkalimit të tij mbi detyrimin nis aplikimi i kamatëvonesës.
Paralelisht, OSHEE vijon të administrojë edhe detyrimet e prapambetura të konsumatorëve që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndër vite. Për vitin 2026, kompania ka ofruar skema lehtësuese për klientët që shlyejnë detyrimet, përfshirë reduktime të kamatëvonesave sipas kategorisë së konsumatorit./Monitor
energjia shqiptarët kamatëvonesa
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:08
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restorante gjithnjë e më tepër po rezultojn&eu...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 07:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në t&eum...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 21:45
E. D
Ndërsa qeveria shqiptare krenohet shpesh me digjitalizimin e shërbimeve publike dhe shtrirjen e platformave online, një raport i fundit i Organ...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 21:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 20:35
E. D
TIRANË- Protesta e 123-të kundër qeverisë Rama ka përfunduar. Në fund të tubimit qytetarët kanë brohoritur në...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 19:42
G.M
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Marrëveshjeve Artemis...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 19:36
G.M
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Lugina në jug të Serbisë priten në takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosov&e...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 19:16
G.M
Pankarta
TIRANA- Dita e 123-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit ...