Mes tyre edhe shqiptarë/ "Do t’i masakrojnë keq çunat”, tension në burgun e Italisë, 40 të burgosur përleshen me policinë

Situatë e tensionuar është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, 30 shtator, në burgun “Don Bosco” në Pisa të Italisë, ku rreth 40 të burgosur mes tyre edhe shqiptare u bllokuan në një pjesë të godinës.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, të burgosurit kanë kërkuar të takohen me komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e institucionit.
Sipas informacioneve paraprake, protesta ka nisur pasi disa të burgosur dyshohet se kanë zbuluar në qelitë e tyre pajisje përgjimi dhe pajisje të tjera elektronike, të vendosura për qëllime hetimore.
Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt në TikTok nga një prej të burgosurve. Në pamjet dëgjohet që flitet edhe shqip. Personi që filmon dëgjohet të thotë “duhen gazetare aty, do t’i masakrojnë keq çunat”.
Ndërsa njëri prej tyre dëgjohet të shajë në shqip: Të q*fsha motrën.
Në pamjet e transmetimit shihen disa prej momenteve më të tensionuara të protestës.
Te burgosurit kanë pretenduar se drejtoria e burgut i kishte nxjerrë më herët nga qelitë dhe se më pas kishin zbuluar mikrofonë përgjimi dhe pajisje të tjera elektronike të fshehura.


