Van Dijk, një mundësi e mirë për Real Madridin

Van Dijk, një mundësi e mirë për Real Madridin

08:53, 01/10/2026

Virgil van Dijk mund të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij tashmë ka nisur të ngjallë interes të madh në tregun e transferimeve.

Sipas “Mundo Deportivo”, Real Madridi ka dalë si një nga destinacionet e mundshme për mbrojtësin holandez, nëse ky sezon rezulton të jetë i fundit i tij në “Anfield”.

Van Dijk, i cili tashmë është 35-vjeçar, pritet të ketë disa opsione nëse vendos të largohet nga Liverpuli.

Në mesin e klubeve që raportohet se janë të interesuara për të janë edhe Milani, Gallatasaraji dhe Interi.

Real Madridi mund të tentojë ta përsërisë strategjinë e ndjekur me Ibrahima Konaten, të cilin e transferoi si lojtar të lirë gjatë verës.

Van Dijk do të ishte një tjetër përforcim i rëndësishëm pa pagesë transferimi.

Situata mund të bëhet edhe më interesante për “Los Blancos” për shkak të Antonio Rudiger, kontrata e të cilit gjithashtu skadon verën e ardhshme.

Në këtë situatë, Van Dijk mund të shihet si një opsion për të ofruar përvojë dhe siguri në mbrojtjen e Real Madridit për një periudhë afatshkurtër. Ende nuk ka asgjë konkrete, ndonëse Real Madrid i Florentino Perez është mësuar të bëjë gjëra të bujshme pa e marrë vesh kush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco