POLITIKË /

Skandali i SHISH dhe arresti i Hysenit, mblidhet Konferenca e Kryetarëve! PD kërkon mocion me debat

Shkruar nga Versus

Skandali i SHISH dhe arresti i Hysenit, mblidhet Konferenca e Kryetarëve!

Në orën 09:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të vendosur lidhur me kërkesën e PD për mocion me debat sa i takon skandalit më të fundit  të SHISH, ku u zbulua se ish-drejtoresha Vlora Hyseni ndihmonte Ergys Agasin gjatë kohës kur ky i fundit.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Dokumenti përmend informacionet e bëra publike lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj Hysenit. Versus.al

Poll