Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

    Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës. Jo në emrin tim

    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar
    Kryesore

    ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

    October 1, 2026
    ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

    ‘Trokitja’ e ditës së parë të tetorit shënon një mesazh të rëndësishëm që shtrihet përgjatë gjithë muajit: ndërgjegjësim për kancerin e gjirit. 

    Me nisjen tashmë të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat kanë një kujtesë të përditshme të mos lënë pas dore kontrollet e nevojshme mjekësore që i shërbejnë zbulimit të hershëm dhe trajtimit. Identifikimi i sëmundjes në kohë përmirëson prognozën e shërimit prej saj.

    Edhe pse vetëm 5–10% e rasteve të kancerit të gjirit janë të trashëguara, historia familjare e kancerit të gjirit duhet t’i nxisë gratë të ndërmarrin hapa proaktivë për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

    Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë moshën e avancuar, obezitetin, aktivitetin e kufizuar fizik, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e disa trajtimeve hormonale pas menopauzës.

    Është shumë e rëndësishme që gratë e të gjitha moshave të jenë të vetëdijshme për ndryshimet në gjoks përmes vetëkontrollit të rregullt të gjirit dhe ekografive, duke nisur që nga mosha 20 vjeç. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin në konsideratë kryerjen e rregullt të mamografisë në qendrat që ofrojnë shërbime depistuese.

    Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit te gratë dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes rrit ndjeshëm mundësitë për shërim. Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, megjithëse kjo ndodh më rrallë.

    Ndërgjegjësimi dhe parandalimi i kancerit të gjirit janë të një rëndësie të madhe për të gjithë ne. Fjongoja rozë, simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit, na kujton historinë e çdo beteje të grave që kanë fituar mbi sëmundjen, ato që ende luftojnë dhe kujtimin e atyre që nuk janë më mes nesh.

    diagnostikimi i hershëm fjongoja rozë gratë kanceri i gjirit kontrollet mjekësore kujdesi për shëndetin lufta kundër kancerit mamografia mbështetja për gratë ndërgjegjësimi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit parandalimi shëndeti shëndeti i grave Tetori Rozë Tetori Rozë 2026
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

    October 1, 2026

    Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës. Jo në emrin tim

    September 30, 2026

    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

    September 30, 2026

    Përshkallëzohen protestat në shkolla, 625 të arrestuar dhe 83 policë të plagosur në Francë

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.