Arresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD për mocion me debat

1 Tetor 2026 | 09:23

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, demokratët kërkojnë që të hidhet dritë mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe emërimit të Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen institucionale dhe rrethanat e largimit të saj.

Një pjesë e kërkesës lidhet me informacionet e bëra publike mbi dyshimet se Hyseni, gjatë kohës në drejtimin e SHISH, i ka përcjellë të dhëna dhe informacione të klasifikuara shtetësit Ergys Agasi, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë edhe mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies që kanë funksionuar gjatë mandatit të saj, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbikëqyrjen e veprimtarisë së ish-kreut të SHISH.

Në fokus të mocionit pritet të jetë edhe çështja e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Demokratët kërkojnë verifikimin nëse është komprometuar informacion i klasifikuar dhe, nëse po, në çfarë mase, si dhe cilat masa janë marrë për mbrojtjen e informacionit dhe personelit të SHISH.

Kërkesa përfshin gjithashtu përgjegjësinë institucionale dhe politike të Kryeministrit dhe strukturave të tjera shtetërore që kanë pasur rol në procesin e përzgjedhjes, emërimit, kontrollit dhe largimit të drejtorit të SHISH.

Sipas PD-së, shqyrtimi parlamentar i kësaj çështjeje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e kontrollit të Kuvendit mbi institucionet që mbulojnë sigurinë kombëtare dhe me nevojën për transparencë mbi mekanizmat e verifikimit dhe mbikëqyrjes.

Në përfundim, grupi parlamentar demokrat i kërkon Konferencës së Kryetarëve të caktojë datën kur mocioni do të zhvillohet në seancë plenare. PD thekson në dokument se debati duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për informacionin e klasifikuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidenti dramatik në fluturimin e avionit për në Izrael, reagon Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dha detaje të reja rreth incidentit dramatik në fluturimin e Flydubai nga Dubai në Tel Aviv të mërkurën, duke thënë...
08:21 | 01/10/2026

Rikthimi i Britanisë së Madhe në BE çdo ditë e bëhet më serioz

Zyrtarë të lartë të Downing Street kanë kontaktuar organizata kërkimore dhe anketuese, ndërsa po kërkojnë të testojnë mbështetjen publike për ribashkimin e Mbretërisë së Bashkuar...
07:47 | 01/10/2026

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të i jep fund misionit kundër Shtetit Islamik në Irak

Forca e udhëhequr nga SHBA-të ka vepruar në Irak për 12 vjet për të çmontuar rrjetet e ISIS-it, të cilat kishin kërcënuar të merrnin kontrollin...
07:35 | 01/10/2026