Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis, DASH përgëzon Shqipërinë: Ndër aleatët e vendosur të SHBA-ve, përputhje e ngushtë me çështjet prioritare

    74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme, kufizime për specialistët e nivelit të lartë dhe teknologjia

    SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme, kufizime për specialistët e nivelit të lartë dhe teknologjia
    Ekonomi

    74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme, kufizime për specialistët e nivelit të lartë dhe teknologjia

    October 1, 2026
    74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme, kufizime për specialistët e nivelit të lartë dhe teknologjia

    Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me peshën e shërbimeve, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe bujqësisë.

    Sipas një analize që ka bërë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në vitin 2024 rreth 74% e të punësuarve në Shqipëri ishin të angazhuar në profesione me nivel aftësish të mesme. Vetëm 26% e punësimit përfshin kategori të tjera profesionesh me nivele të ndryshme kualifikimi.

    Dominimi i profesioneve me aftësi të mesme lidhet me strukturën e ekonomisë shqiptare, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës krijohen në sektorë që kërkojnë pak aftësi sesa arsimim të specializuar të nivelit të lartë.

    Shërbimet, tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese janë ndër sektorët që kanë një peshë të rëndësishme në punësim dhe që tradicionalisht mbështeten te punonjës me aftësi të ndërmjetme, si operatorë, teknikë, punonjës shërbimi dhe profesionistë të zanateve të ndryshme.

    Një tjetër faktor është zhvillimi i kufizuar i sektorëve me vlerë të lartë të shtuar, ku kërkohen më shumë profesionistë me kualifikime të avancuara, si teknologjia, kërkimi, inxhinieria e specializuar apo shërbimet profesionale. Shqipëria e ka shumë të kufizuar kërkimin shkencor pasi ka një industri që mbështetet kryesisht të krahu i lirë i punës dhe të pambështetur në novacion dhe teknologji.

    Kjo strukturë ekonomisë reflekton edhe ndryshimet në kërkesën e bizneseve për fuqi punëtore. Ndërsa kompanitë raportojnë shpesh vështirësi për të gjetur punonjës me aftësi specifike tregu ende ka një ofertë të madhe për punë që kërkojnë formim të ulët dhe pak përvojë.

    Sipas ILO-s, rritja e produktivitetit dhe përshtatja e fuqisë punëtore me nevojat e ekonomisë lidhen me forcimin e arsimit profesional, trajnimeve të vazhdueshme dhe zhvillimin e aftësive të reja që kërkohen nga transformimi i tregut të punës.

    Gjithashtu sipas të dhënave të brendshme të administruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Punëve (AKPA), gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë shpallur gjithsej pozicione 68,860 lira në Zyrat e Punës, duke shënuar rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

    Në aspektin e kategorive profesionale, të dhënat tregojnë se tregu ka pasur nevojën më të madhe për profesionet elementare, të cilat kërkohen në 29.9% të rasteve. Kjo kategori pasohet nga zanatçinjtë dhe profesionet e lidhura me to që zënë 23.7%, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, dhe punonjësit në industri me 10.5%.

    Për sa i përket profesioneve që kërkojnë nivele më të larta kualifikimi dhe aftësi të specializuara, të dhënat e administruara nga AKPA për vitin 2025 tregojnë një kërkesë më modeste në krahasim me profesionet elementare.

    Këto pozicione kërkojnë shpesh arsimim akademik ose trajnime teknike specifike, dhe pesha e tyre në tregun e punës gjatë kësaj periudhe ishte si më poshtë: Pash kategoria “Specialistët me arsim të lartë” përfaqëson vetëm 6.4% të vendeve të lira të shpallura, duke kërkuar individë me formim universitar për role që zakonisht lidhen me analiza, menaxhim projektesh apo detyra të specializuara teknike./Monitor

    aftësi profesionale aftësitë digjitale arsimi profesional ekonomia shqiptare fuqia punëtore karriera profesione profesione me aftësi të mesme profesionistë punësimi punësimi dhe teknologjia punësimi në Shqipëri shqipëri specialistë të nivelit të lartë teknologjia teknologjia në punë tregu i punës Tregu i punës në Shqipëri zhvillimi i aftësive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis, DASH përgëzon Shqipërinë: Ndër aleatët e vendosur të SHBA-ve, përputhje e ngushtë me çështjet prioritare

    October 1, 2026

    74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme, kufizime për specialistët e nivelit të lartë dhe teknologjia

    October 1, 2026

    SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital

    October 1, 2026

    Plas te Portugalia/ Ronaldo braktis stërvitjen menjëherë pas konferencës dhe “kërcënimit” të trajnerit

    October 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.