web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura derdhen pa trajtim

1 Tetor 2026, 09:32, Denoncim CNA

Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në lumin e Lanës në Tiranë” ngre shqetësimin për ndotjen e lumit Lana dhe mungesën e masave të mjaftueshme për ndalimin e shkarkimeve të ujërave të ndotura urbane.

Lumi Lana në Tiranë vijon të përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa ujërat e ndotura urbane vazhdojnë të shkarkohen drejtpërdrejt në të pa kaluar më parë në një proces trajtimi.

“Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Tiranës është projektuar i tillë që shkarkon drejtpërdrejt dhe pa asnjë trajtim në lumin Lana, ndërkohë që në zonat periferike të qytetit të Tiranës kryesisht shkarkimet janë individuale”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura

Sipas KLSH-së, sistemi i kanalizimeve të qytetit të Tiranës është projektuar që prej vitit 1964 në mënyrë të tillë që ujërat e ndotura të shkarkohen drejtpërdrejt në lumin Lana.

Vetëm në segmentin e sistemuar të shtratit të lumit, nga Shkoza deri te “Pallati me Shigjeta”, rezultojnë rreth 85 pika shkarkimi të kolektorëve.

“Sistemi i kanalizimeve të ujërave të qytetit të Tiranës është një sistem i kombinuar që përfshin ujërat e bardha dhe ato të përdorura, urbane dhe industriale. Që nga viti 1964, rrjeti i ujërave të ndotura të qytetit të Tiranës është projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që ky sistem të derdhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në lumin e Lanës. Nga UKT sh.a. bëhet me dije se numri i pikave të shkarkimit të kolektorëve që shkarkojnë në këtë lumë është afërsisht 85, sa i përket segmentit të sistemuar të shtratit të këtij lumi, nga Shkoza e deri tek 'Pallati me Shigjeta'”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura

Raporti evidenton se Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a. nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për planifikimin e investimeve që do të minimizonin shkarkimin e ujërave të ndotura urbane në lumë. Investimet e UKT-së, sipas KLSH-së, kanë qenë të orientuara kryesisht drejt sektorit të furnizimit me ujë, në krahasim me rrjetin e kanalizimeve.

“Investimet e kryera nga UKT sh.a, si institucion varësie i Bashkisë Tiranë, kryesisht kanë qenë të orientuara më shumë në sektorin e furnizimit me ujë, në krahasim me sektorin e rrjetit të kanalizimeve. Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a. nuk rezultoi të kenë marrë masa për planifikimin e investimeve të tilla që të minimizojnë shkarkimin e ujërave të ndotura urbane në lumin Lana”, theksohet në raport.

Lana në Klasën V të gjendjes ekologjike

Një tjetër problem i evidentuar është monitorimi i pjesshëm i lumit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Sipas raportit, nga katër stacionet e përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për lumin Lana, janë monitoruar vetëm dy.

Monitorimet janë përqendruar kryesisht te treguesit fiziko-kimikë, ndërsa gjatë viteve 2022–2023 është monitoruar edhe prania e metaleve të rënda.

Në raportet e gjendjes në mjedis, Lana është klasifikuar në Klasën V – “Gjendje e keqe”, me vlera të larta të treguesve të tillë si nevoja biokimike për oksigjen, fosfori, amoniaku dhe nitratet. Sipas KLSH-së, edhe në monitorimin e vitit 2024, të dyja stacionet e monitoruara u klasifikuan në Klasën V.

“Në këtë drejtim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka siguruar monitorimin e pjesshëm të treguesve mjedisorë në lumin e Lanës, duke monitoruar vetëm 2 nga 4 stacionet e përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për lumin Lana. Monitorimi i kryer nga AKM ka konsistuar kryesisht në treguesit fiziko-kimikë, ndërsa për vitet 2022-2023 është monitoruar edhe prezenca e metaleve të rënda. Në të gjithë Raportet e Gjendjes në Mjedis të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe nga të dhënat e monitorimeve të vëna në dispozicion nga AKM, lumi Lana konstatohet në Klasën V – Gjendje e keqe, ku shfaqen vlera përtej limiteve të përcaktuara të nevojës biokimike për oksigjen, fosforit, amoniakut, nitrateve, që dëshmojnë një nivel të lartë ndotjeje, të shkaktuar kryesisht nga shkarkimet e ujërave të ndotura urbane. Pavarësisht se këto raporte, përpos faktit që janë publike, vazhdimisht u janë dërguar institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore, situata mjedisore në lumin Lana vijon të mbetet e pandryshuar, madje në monitorimin e vitit 2024 të dy stacionet u klasifikuan në Klasën V – Gjendje e keqe”, nënvizon raporti i KLSH-së.

Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura

Sipas raportit, ndotja e lumit Lana lidhet kryesisht me shkarkimet e ujërave të ndotura urbane, por ndër faktorët e tjerë përmenden edhe mbetjet urbane e industriale, ndërhyrjet në shtratin e lumit, erozioni dhe dëmtimi i ekosistemit lumor.

KLSH vlerëson se eliminimi i shkarkimeve të ujërave të ndotura të patrajtuara do të kishte ndikim pozitiv në cilësinë e mjedisit, shëndetin publik dhe cilësinë e jetës së banorëve.

Për problematikat e evidentuara, KLSH ka dhënë rekomandime për institucionet përgjegjëse, me synim përmirësimin e menaxhimit të ujërave të ndotura dhe reduktimin e ndikimit të tyre në lumin Lana. /CNA





Lajmet e fundit nga