Messi largohet me festë, Ronaldo me sherr/ Dy funde të ndryshme për dy rivalët e përjetshëm
Ndërsa Argjentina përgatitet t’i japë lamtumirën Lionel Messit në 7 tetor, në miqësoren ndaj Beninit, cikli i ri i skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni duket se ka nisur tashmë.
Në qendër të vëmendjes janë dy futbollistë që luajnë në Itali: Lautaro Martinez dhe Nico Paz. Dyshja ishte protagoniste në fitoren e thellë 4-0 të Argjentinës ndaj Bolivisë në Cordoba.
Lautaro Martinez zhbllokoi ndeshjen pas një aksioni të nisur nga Alexis Mac Allister. Sulmuesi i Interit realizoi me të djathtën, duke shënuar golin e tij të 41-të me fanellën e Argjentinës. Me këtë gol, Lautaro iu afrua edhe më shumë një prej golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares, Sergio Agueros, të cilit i ndan vetëm një gol.
Pak minuta më vonë, ishte radha e Nico Paz për të lënë gjurmën e tij. Mesfushori ofensiv i Comos dyfishoi avantazhin në minutën e 29-të, me një goditje të bukur që përfundoi në rrjetë.
Argjentina nuk u ndal as në pjesën e dytë. Cristian Romero dhe Maximiliano López shënuan nga një gol, duke vulosur fitoren 4-0 dhe një tjetër paraqitje bindëse të kampionëve të botës.
Tashmë vëmendja kthehet te miqësorja ndaj Beninit, e cila pritet të jetë një nga momentet më të veçanta për Argjentinën, pasi do t’i japë skuadrës mundësinë t’i bëjë homazhin e shumëpritur Messit.
Pas Beninit, Argjentina do të përballet edhe me Burkina Fason në një tjetër ndeshje miqësore.
Top Channel