Ka mbetur pa skuadër, Icardi: Kjo s’do të thotë se ka mungesë alternativash!

Mauro Icardi ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e tij, teksa sulmuesi argjentinas vijon të jetë pa skuadër. Kontrata e tij me Galatasarayn përfundoi në muajin qershor dhe, pavarësisht profilit të tij, 33-vjeçari ende nuk ka gjetur një klub të ri.

Icardi ka publikuar një video nga një seancë stërvitore, të shoqëruar me një mesazh që duket si përgjigje ndaj atyre që e konsiderojnë largimin nga futbolli të afërt apo që e shohin si një lojtar të përfunduar.

Në mesazhin e tij, Icardi thekson se mungesa e një kontrate nuk duhet të interpretohet si mungesë mundësish.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata ngatërrojnë papunësinë me dështimin, ndërsa unë e quaj një jetë të organizuar mirë. Ngatërrojnë mungesën e një kontrate me mungesën e alternativave. Unë e quaj liri zgjedhjeje”, shkruan sulmuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Argjentinasi vijon duke shpjeguar se gjatë karrierës së tij ka punuar për të pasur kontroll mbi kohën dhe të ardhmen e tij.

“Kam punuar për të qenë zot i kohës sime dhe për të pasur një të ardhme të sigurt. Nëse do të ndaloja së punuari, jeta ime do të vazhdonte njësoj si më parë”, shprehet Icardi.

Në fund, sulmuesi duket se u përgjigjet edhe atyre që shqetësohen për të ardhmen e tij profesionale.

“Nuk i kuptoj shqetësimet e tyre për mua. Jetoni të qetë, jetoni në paqe dhe me shumë dashuri. Unë i kam tashmë të gjitha.”

Pavarësisht se aktualisht është pa klub, Icardi vijon të ruajë formën fizike dhe këtë e ka treguar edhe përmes videos së publikuar në rrjetet sociale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?