Zbardhet qëndrimi i PS-së në Konferencën e Kryetarëve mbi Vlora Hysenin 

1 Tetor 2026 | 09:46

Partia Socialiste ka bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke kërkuar që çështja t’u lihet institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht SPAK-ut.

Në qëndrimin e shumicës socialiste theksohet se çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës duhet të hetohet dhe të zbardhet deri në fund, përmes një procesi të pavarur hetimi dhe gjykimi, pa ndërhyrje apo mbivendosje institucionale.

PS argumenton se Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar apo zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.

“Ta lemë sistemin të bëjë punën e vet”, thuhet në qëndrimin e shumicës, e cila i referohet edhe deklaratës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, se hetimet ndaj zyrtarëve janë dëshmi se sistemi i drejtësisë po funksionon.

Socialistët theksojnë gjithashtu se nuk do të bëjnë avokatinë për asnjë zyrtar që përballet me drejtësinë, pavarësisht nëse është propozuar, mbështetur apo votuar prej tyre.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, por askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye”, thuhet në qëndrimin e PS-së.

Lidhur me Hysenin, shumica e konsideron shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra si shembull të kësaj qasjeje, ndërsa përgjegjësitë për funksionimin dhe kontrollin e SHISH i atribuon institucioneve të përcaktuara nga ligji, nga Kryeministri dhe Presidenti, te Kuvendi, Inspektori i Përgjithshëm, KLSH-ja dhe organet e drejtësisë.

PS kundërshton ndërhyrjen e Kuvendit në përmbajtjen e hetimit dhe argumenton se materialet hetimore të bëra publike në mënyrë sporadike nuk duhet të përdoren për të ndikuar opinionin publik.

Sipas shumicës, vetëm procesi i plotë hetimor dhe gjyqësor do të përcaktojë nëse ka pasur shkelje apo pasoja që lidhen me sigurinë kombëtare ose me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD për mocion me debat

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat...
09:23 | 01/10/2026

Gazetari Zeka zbulon takimet e Vlora Hysenit në Baku: Amerikanët kishin informacion

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi rastin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Gjatë bisedës, Zeka foli edhe...
21:28 | 30/09/2026

Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e...
21:15 | 30/09/2026