Flash

Opozita kërkon mocion me debat për skandalin “Hyseni”, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Lapsi.al 1 October 2026

Gazment Bardhi, në emër të PD-së, kërkoi që Kuvendi të zhvillojë një mocion me debat për rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai argumentoi se debati parlamentar është i ndarë nga hetimi i Prokurorisë dhe se Kuvendi duhet të shqyrtojë përgjegjësitë politike dhe institucionale.  Bardhi kërkoi që Edi Rama të japë llogari për emërimin e Hysenit në krye të SHISH.  Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të përdorë hetimin e Prokurorisë si arsye për të shmangur kontrollin parlamentar.

Ai tha se SPAK-u duhet të vijojë hetimin e pavarur, ndërsa Kuvendi duhet të bëjë punën e vet mbikëqyrëse. Bardhi pretendoi se Hyseni mund të ketë ndihmuar një person të kërkuar nga drejtësia duke i dhënë informacion të klasifikuar, duke iu referuar informacioneve të bëra publike rreth hetimit.

 Ai akuzoi mazhorancën për standard të dyfishtë, duke përmendur edhe rastin e Belinda Ballukut. Në fund, Bardhi kërkoi që Rama të shpjegojë pse dhe me çfarë informacioni u emërua Hyseni, madje ngriti pyetje se cili shërbim i huaj mund të ketë pasur rol në këtë emërim. PD kërkon që rasti Hyseni të mos trajtohet vetëm si çështje penale nga Prokuroria, por edhe si çështje përgjegjësie politike dhe kontrolli parlamentar, veçanërisht për rolin e Kryeministrit në emërimin e saj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI