Kërkesa e PD në Konferencën e Kryetarëve për debatin për SHISH, PS kundër: Ta lëmë sistemin të bëjë punën e vet
Një ditë pas takimit mes ambasadorit amerikan Eric Wendt dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ambasada e cilëson marrëdhënien mes dy vendeve si një “partneritet historik me një vizion të përbashkët për të ardhmen”, duke vënë në dukje lidhjen më shumë se 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ambasadori Eric Wendt u takua me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të vlerësuar një lidhje mbi 100-vjeçare”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në fokus të mesazhit janë edhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve, ku Ambasada e SHBA-së sjell në vëmendje mbështetjen e Presidentit amerikan Wilson për një Shqipëri të pavarur.
“Një partneritet historik me një vizion të përbashkët për të ardhmen.
Ambasadori Eric Wendt u takua me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të vlerësuar një lidhje mbi 100-vjeçare.
Që nga mbështetja e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ambasada.
Top Channel