Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pacientët me kancer i kalonte për shërbim te klinika e babait, SPAK mbyll hetimet për onkologun Edmond Gashi dhe dy të tjerët

Shkruar nga Newsbomb
Pacientët me kancer i kalonte për shërbim te klinika e babait,
Mjeku Edmond Gashi ne SPAK

SPAK ka mbyllur hetimet për skandalin e Onkologjikut dhe mësohet se çështja është dërguar për gjykatë ku pritet të mbahet seanca paraprake për tre personat e akuzuar, në lidhje me ndërhyrjet e tyre duke bërë që pacientët me kancer të marrin shërbimin mjekësor jo në shtet por në klinikën private të babait të mjekut Edmond Gashi.

Bëhet fjalë për dosjen e hapur në ngarkesë të mjekut Edmond Gashi,  koordinatorit Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personi që dyshohet se ka korruptuar mjekët, të cilët akuzohen për veprat penale korrupsion aktiv dhe pasiv.

Ka qenë prokurori Elvin Gokaj ai që ka marrë përsipër hetimet ndaj treshes në fjalë, ndërsa mësohet se së fundmi mjeku Gashi dhe dy të tjerët do të përballen me togat e zeza.

Hetimet e shtrira në periudhë të gjatë kohore, nxorën në pah se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, ofronte që pacientët e diagnostikuar me kancer të merrnin shërbimin e nevojshëm mjekësor në klinikën private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.

Bëhet fjalë për klinikën private “Megis”, në zonën e Astirit, e cila rezulton të jetë në pronësi të familjarëve të mjekut Edmond Gashi. Sipas materialeve hetimore, pacientët orientoheshin për vizita, biopsi apo ndërhyrje kirurgjikale në privat, ndërsa në shumë raste përmenden edhe pagesa mijëra euroshe për operacionet.

Kujtojmë se në 2024 hetimet e zhvilluara në sajë të skandalit, çuan në masa sigurie ndaj disa prej personave të përfshirë në procedim. Mes tyre ishin mjeku Edmond Gashi, koordinatori Emiljano Lela, mjekja Alketa Ymeri, ish-zëvendësdrejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe shumë persona të tjerë të lidhur drejtpërdrejt me klinikën në fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese