Njoftim për kufizime të përkohshme të furnizimit me ujë në Durrës.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e fshatrave dhe në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit, shkak është stakimi i energjisë elektrike nga OST në linjën 110 kV, e cila furnizon me energji stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

Njoftimi i plotë i SHRUKD:

SHRUKD njofton abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e fshatrave dhe në qytetin e Durrësit.

Shkak i kësaj situate është stakimi i energjisë elektrike nga OST në linjën 110 kV, e cila furnizon me energji stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

Ndërprerja e energjisë elektrike parashikohet të zgjasë 5 orë, nga ora 09:00 deri në 14:00.

SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme dhe garanton se pas rikthimit të furnizimit me energji elektrike, do të vijojë puna për normalizimin e furnizimit me ujë.

SHRUKD, gjithmonë në shërbim të qytetarëve!