AKTUALITET /

“I kam parë videot”, Kryemadhi: Shqiptarët ofendohen nga një video porno, jo nga taksat e shpopullimi

Sipas Kryemadhit është fatkeqësi që shqiptarët ofendohen nga video të tilla dhe jo nga problemet e përditshme të shkaktuara nga keqqeverisja.

Shkruar nga Versus

“I kam parë videot”, Kryemadhi: Shqiptarët ofendohen nga

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj saj. Teksa mbërriti para gazetarëve foli edhe për materialet intime të publikuara në rrjete sociale mbi disa personazhe të shoëbizit shqiptar.

Ajo e cilësoi “fatkeqësi të madhe” faktin sesi sipas saj shqiptarët ofendohen nga pamje të tilla dhe nuk ofendohen për probleme më të rëndësishme të jetës së tyre sociale dhe shpopullimin e vendit.

“I kam parë dhe përveç se ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave nëpër video, personit i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar dhe i ka shpërndarë, është veprim që e dënoj me forcë. Nuk ka çfarë I duhet asnjërit se çfarë bën dikush në dhomën e gjumit. Mënyra sesi ne po e gjykojmë situatën dhe jetën shoqërore është e tmerrshme. Të ndjehesh më i dhunuar nga një video porno që shikon sesa nga shpopullimi i vendit, është fatkeqësi kombëtare”- tha Kryemadhi. Versus.al

 

Poll