Klubi i njohur francez, Bordeaux shitet vetëm për 1 euro

Bordeaux ka nisur të shohë dritë në fund të tunelit pas një prej periudhave më të vështira në historinë e tij. Klubi francez është shitur për një shumë simbolike prej vetëm 1 euroje te fondi britanik i investimeve Park Bench, në një marrëveshje që synon të stabilizojë financat dhe të hapë rrugën për rindërtimin e klubit.

Marrëveshja është udhëhequr nga biznesmeni Gérard López, i njohur edhe për lidhjet e tij me drejtimin e Boavistës. Çmimi simbolik i shitjes lidhet me angazhimin e fondit të ri për të marrë përsipër borxhet ekzistuese të Bordeaux.

Në një njoftim zyrtar, klubi francez konfirmoi përfundimin e operacionit dhe theksoi rëndësinë e tij për të ardhmen e Girondins. Sipas raportimeve të mediave franceze, pjesë e planit të ri financiar është edhe ristrukturimi i borxhit të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Afati për shlyerjen e detyrimeve pritet të zgjatet nga 10 në 12 vite, ndërsa shuma totale e borxhit do të reduktohet nga 26 milionë në rreth 13 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plani synon t’i japë Bordeaux më shumë kohë për të stabilizuar situatën ekonomike dhe për të krijuar kushtet për një rikthim gradual në nivelet më të larta të futbollit francez.

Gérard López tentoi gjithashtu të ruante një pjesë të pronësisë së klubit. Fillimisht ai propozoi të mbante 15% të aksioneve, të shoqëruara me një klauzolë mbrojtëse kundër hollimit të pjesës së tij. Kjo kërkesë u refuzua. Më pas López e uli pretendimin në 10%, por edhe kjo ofertë nuk u pranua.

Bordeaux po kalon një prej periudhave më të vështira të historisë së tij. Klubi, që dikur ishte një prej emrave të rëndësishëm të futbollit francez, ka pësuar një rënie të fortë sportive dhe financiare gjatë viteve të fundit.

Për shkak të problemeve ekonomike, klubi ka zbritur deri në kategorinë e gjashtë të futbollit francez.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?