TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me suksese dy ndeshjet e saj të para në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Dhe tashmë një kombinim i mundshëm rezultatesh, mund ta bëjë atë fituese të grupit dhe pjesëmarrëse në play-off të Europianit që në ditët e ardhshme, pa pritur ndeshjet e nëntorit.
Formula e re me katër ndeshje së bashku të jep mundësinë që në një periudhë të shkurtër, në bazë të kombinimeve të rezultateve, të mund të krijosh një diferencë të paarritshme nga ndjekësit.
Shqipëria ka 6 pikë, ndërsa ndiqet nga Finlanda me 4 dhe Bjellorusia me 1. Në këtë situatë, Shqipërisë i mjafton të fitojë dy ndeshjet e veta ndaj Finlandës dhe San Marinos në ditët e ardhshme, si dhe që ndeshja Bjellorusi-Finlandë e 6 tetorit të mbyllet në barazim, që të sigurojë matematikisht vendin e parë në grup.
Me atë kombinim rezultatesh, Shqipëria do kishte 12 pikë dhe asnjë nga ndjekësit nuk do të kishin pikë mjaftueshëm për ta arritur në kreun e grupit sido që të përfundojnë ndeshjet e nëntorit. Ndaj arritja e objektivit që i ishte vënë Maran dhe grupit kuqezi, mund të sigurohet që në javën e ardhshme nëse gjërat shkojnë sipas këtij skenari.