Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

10:22, 01/10/2026

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka dalë publikisht në mbështetje të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.

Ajo publikoi një mesazh në Instagram, duke lënë të kuptohet se Ronaldo nuk është trajtuar me respektin që meritonte.

“CR7 meritonte më shumë respekt. Ekipi kombëtar meritonte më shumë strukturë”, shkroi Elma.

Ajo kritikoi gjithashtu mediat portugeze, duke i akuzuar për spekulime dhe mungesë kompetence në raportimin e situatës.

“Gazetaria portugeze meritonte më shumë kompetencë dhe më pak spekulime”, thuhet në mesazhin e saj.

Elma shkoi edhe më tej, duke kritikuar ashpër shoqërinë portugeze dhe mënyrën se si është trajtuar ylli i kombëtares.

“Jemi ziliqarë, përbuzës dhe injorantë”, shkroi ajo, duke shtuar se Portugalia rrezikon të kthehet te mediokriteti i së kaluarës.

Në fund, motra e Ronaldos i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë vëllait të saj: “Faleminderit për gjithçka, CR7! E meritoje më shumë!”.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të Ronaldos për t’u larguar nga kampi i Portugalisë të mërkurën mbrëma.

41-vjeçari mori këtë vendim pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença.

Largimi i kapitenit ka krijuar pikëpyetje të shumta në prag të ndeshjes së Portugalisë ndaj Danimarkës.

Vetë Ronaldo ka paralajmëruar se në një moment të dytë do të tregojë të vërtetën mbi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco