Lajmi i fundit

Mocioni me debat për emërimin e shkarkimin e Vlora Hysenit/ Bardhi: Rama të vijë të japë llogari

Xhixho: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, SPAK të hetojë flluskën imobiliare

Xhixho: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, SPAK të hetojë flluskën imobiliare

10:11, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe numrin e lartë të apartamenteve bosh. Ajo tha nw njw potsim nw rrjetet sociale se qytetarët me të ardhura mesatare e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi, ndërsa ndërtimi vijon me ritme të larta.

 Xhixho kërkoi hetim për sektorin imobiliar, duke ngritur pretendimin se ndërtimi mund të përdoret për pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni.

Ajo kërkoi gjithashtu më shumë transparencë dhe përgjegjësi institucionale për mënyrën se si po zhvillohet Tirana.

DEKLARATA E PLOTE

KULLAT MBIJNË ÇDO DITË. POR PËR KË PO NDËRTOHET TIRANA, SE PËR QYTETARËT JO, KURRË?

Këto janë kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, por a mund të blejë një qytetar i ndershëm shtëpi në këto kulla?

Jo, kurrë.

Këto nuk janë për ju, qytetarë, sepse çmimet e çmendura shkojnë nga rreth 2,300 euro për metër katror, në 3,500 e deri në 4,000 euro.

Një familjeje të zakonshme, me të ardhura mesatare, i duhen të paktën 60 vjet për të blerë një shtëpi.

Por rreth 50 mijë apartamente në Tiranë rezultojnë bosh.

Atëherë, për kë ndërtohet? Kujt i duhen këto mijëra apartamente të pabanuara?

Logjika është e qartë. Ndërtimi është kthyer në një lavatriçe gjigante për pastrimin e parave të krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut.

Ndërtimi zë në ekonominë e Shqipërisë 12.5% të PBB-së, ndryshe nga BE-ja, ku është vetëm 5%.

Ndërkohë, 12 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar. Ndërsa korrupsioni i kushton ekonomisë rreth 1 miliard euro në vit.

Kjo çmenduri ndërtimi nuk përkthehet në strehim për shqiptarët. Tirana dhe bregdeti janë shkatërruar nga betoni dhe janë kthyer në kantiere kullash, ndërsa çmimet e banesave nuk kanë asnjë lidhje me mundësitë e njerëzve të zakonshëm për t’i blerë ato.

Pyetjet asgjësuese sot janë:

Nëse kullat vazhdojnë të shtohen pa u ndalur, pse familjet shqiptare nuk i blejnë dot ato?

Dhe mbi të gjitha:

Për kë po ndërtohet Tirana, kur për qytetarët ato janë absolutisht të paarritshme?

Ndaj duhet hetim i menjëhershëm, i thellë dhe me përgjegjësi të lartë ligjore, dhe jo propagandë, pasi pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit në ndërtim po shkatërron ekonominë, po lë breza të tërë pa një shtëpi dhe po shpopullon vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco