I ftuar në emisionin e mëgjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri duke komentur zhvillimet e fundit ai tha se përfaqësuesja e lartë e BE-së Von der Leyen i bëri të ditur qeverisë shqiptare zbatimin e ligjeve.
Flavio Qarri: Sa i takon mesazheve të Von der Leyen, çfarë shijesh lanë ato për opozitën dhe për qytetarët që ju përfaqësoni
Edi Paloka: Unë do flas për shijen që më lenë mua zakonisht. Nuk pati asnjë ndryshim nga deklaratën që ne kemi 10 vjet që i dëgjojmë, për të qenë i sinqertë, Gjithmonë janë ato deklarimet që ata i quajnë inkurajuese, që po ecni mirë, jeni shumë mirë. Është edhe ky detaji që e keni kapur edhe ju në kronikën tuaj që ajo zonja i thotë boll me miratime ligjesh, ligjet duhen zbatuar. Se dihet që ne jemi kampion për miratim ligjesh, siç jemi kampion edhe për mosbatim ligjesh. Dhe në Evropë nuk shkohet thjesht se t'i mbush atë fletoren e ligjeve dhe i plotëson të gjithë ato, por duhet që ato ligje ne radhë të parë ti zbatosh...
....Ne ja kemi marrë dorën këtyre vizitave, se pak kohë më parë na erdhi edhe Sekretari i Shtetit që sot është non grata në vendin e vet, ditën që ishte gjyqi i McGonigal-it për ta mbështetur dhe për ti dalë në krah Ramës.
Gjithë këto tipat dhe tipet që fillojnë me fjalinë i dashur Edi, i kemi para ku janë sot, një pjesë e mirë e tyre ku kanë përfunduar. Edhe kjo zonja, pavarësisht se mban atë pozicionin e lartë ka hallet e veta nuk ka ndërmend të merret me hallet e Ramës.
Por pozicioni nuk është se ndryshon, këta janë burokratë që nuk kanë asnjë vlerë, edhe atë merakun që nuk i lanë të shifte protestuesit.
Mirë protestuesit nuk i pa, por këto skandalet që po mbysin edhe mediat botërore, besoj i ka parë. S’ka nevojë të shikojë protestuesit për të dhënë një gjykim për atë që po ndodh në Shqipëri. Dhe unë re kam thënë edhe herë tjetër. Ne qoftë se ka më ndonjë naiv, Rama nuk është ky naivi, që mendon se Ben Ahmetaj iku dhe përgjoi vetë këtë Yeffetin...pastaj Rama është ne pozitën e gomarit që po e hante ujku dhe thoshte ishalla jam në ëndërr. Laku po i ngushtohet përditë e më shumë. Kujtojmë rastin Gruevskit. Por ky nuk do të ‘dorëzohet’ si Gruevski, jam i bindur. Ky do ta lejë zvarritjen deri në një pikë, kam përshtypjen ekstreme ku nuk e di se çfarë do ti ndodh pastaj, se kështu me dorëheqje pa ja vënë çengelin në fyt, ky nuk ikën të jemi të qartë për këtë.
© SYRI.net
Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa: Ne e kemi marrë fikjen e radarëve, si çdo shqiptar, si cenim të sigurisë kombëtare
Skandali me ish drejtoreshën e SHISH/ Tabaku: E keni kthyer në normë, Kuvendi s’mund të përdoret si mburojë politike
Propozimet e Ramës/ Shoqata e Prokurorëve: Kufizojnë hetimet dhe rrezikojnë luftën ndaj korrupsionit