Skandali me videot intime që janë shpërndarë në platforma të ndryshme online, ku shfaqeshin personazhe të njohur të show bizzit shqiptar, tanimë është në fokusin e Policisë së Shtetit.
Sic raportojnë mediat, ditën e sotme pritet të merret në pyetje edhe kompozitori Adrian Hila, emri i të cilit është përmendur në lidhje me materialet që kanë qarkulluar në rrjet. Hila dyshohet se shfaqet në disa prej videove të publikuara online, ndërsa rrethanat dhe autenticiteti i materialeve janë pjesë e verifikimeve.
Ndërkohë, pritet që para oficerëve të Policisë Gjyqësore të paraqiten edhe persona të tjerë, emrat e të cilëve janë përfshirë në hetimin e këtij rasti. Videot intime nisën të qarkullojnë gjatë ditës së djeshme në platforma të ndryshme online, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Materialet kanë përfshirë pamje private të personave të njohur të botës së muzikës dhe showbiz-it shqiptar.
Autoritetet pritet të verifikojnë mënyrën e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve, si dhe rrethanat në të cilat ato kanë përfunduar në platformat online.
