“Jemi ziliqarë dhe injorantë” – Motra e Cristiano Ronaldos “shpërthen” ndaj portugezëve

Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, ka reaguar ashpër pas largimit të yllit portugez nga grumbullimi i Kombëtares.
Në rrjetet sociale, Elma shpërndau një mesazh të fortë në mbështetje të vëllait të saj, duke kritikuar strukturën e Kombëtares, mediat portugeze dhe një pjesë të opinionit publik.
“CR7 meritonte më shumë respekt. Kombëtarja meritonte më shumë strukturë. Gazetaria portugeze meritonte më shumë kompetencë dhe më pak spekulime”, thuhet në mesazhin e shpërndarë prej saj.
Por reagimi u bë edhe më i fortë kur në mesazh kritikohej populli portugez, duke i cilësuar si “ziliqarë, përçmues dhe injorantë” dhe duke pretenduar se Portugalia rrezikon të rikthehet te “mediokriteti” i futbollit para epokës së Cristiano Ronaldos.
Mesazhi mbyllej me fjalët: “Faleminderit për gjithçka, CR7! Ti meritoje më shumë.”
Elma e shoqëroi postimin me shprehjen “Gjithçka u tha”, duke e bërë të qartë mbështetjen e saj për vëllain në përplasjen e fundit me Kombëtaren.
Reagimi erdhi pak pasi Cristiano Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë pas zhvillimeve me trajnerin Jorge Jesus. Ronaldo ka deklaruar se do të shpjegojë arsyet e vendimit të tij “në kohën e duhur”.
REAGIMI I PLOTË
“CR7 e meritonte më shumë respekt. Kombëtarja kishte nevojë për më shumë strukturë. Gazetaria portugeze kishte nevojë për më shumë profesionalizëm dhe më pak spekulime.
Sa për popullin portugez… ata nuk e meritojnë të kenë më të mirët në asgjë.
Jemi ziliqarë, mosrespektues dhe injorantë, dhe meritojmë të rikthehemi te mediokriteti që kishim gjithmonë në futboll para CR7. Faleminderit për gjithçka, CR7. Ti meritoje më shumë.”




