Eknomistja Brisida Shehaj e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka komentuar gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri edhe vizitën e shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Tiranë.
Shehaj dhe sa gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kreun e qeverisë Rama ajo mu duk si ministrja e kabinetit, Eriona Ismailaj.
Flavio Qarri: Si e shikon atë konferencën e djeshme në mes të Edi Ramë dhe Von der Leyen.
Brisida Shehaj: Në zakonisht jemi marrë me Marta Kos. Por dje më thënë të drejtën mu duk sikur dëgjoja në konferencë Eriona Ismailin. Pra ne jemi në një lloj situate alarmante në Shqipëri. Pra ku ne nuk flasim tashmë që këtu korrupsioni është galopant. Pra po të shikoj edhe raportin e DASH dje për klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe për ekonominë e Shqipërisë, fjala kryesore ishte pastrim parash, korrupsion, krim i organizuar, aq sa arrihej e thuhej, shprehej në raport, që biznesmenët, ankohen vazhdimisht për gjoba jo vetëm nëpërmes korrupsionit por nga media nga krimi i organizuar. Pra ne jemi në atë lloj situate ku pushtetei ka rënë. Ku Shefja e Shërbimit Sekret Shtetëror ka dalë jo në përgjime romantike siç duan ta thonë, por ka dalë si bashkëpunëtore e organizatave kriminale më të mëdhaja dhe më të frikshme në Shqipëri që është ajo e Durrësit.
Kështu që Ursula, barazoje me Eriolën, mirë e kemi. E vetmja gjë që prodhojnë këta njerëz tek një popull që ka qenë tërë kohës, proevropian, pro amerikan, pro ndërkombëtar e çfarë të duash ti. Për mua si individ këta zyrtarë që përfaqësojnë Evropën, ngjallin vetëm neveri dhe asgjë më shumë. Sigurisht u bënë dy pyetje të mira dhe jo vetëm që nuk pati përgjigje, por na dhanë dhe që përderisa ka hetime në nivele kaq të larta po funksionin sistemi dhe askush nuk foli për atë që çfarë është kjo që po ndodh në Shqipëri me këtë korrupsion dhe me krimin e organizuar dhe me pastrimin e parave, kështu që askush nuk foli për thelbin, por foli që kemi një SPAK ne e që tani po lufton. Dhe nëse i futemi SPAK-ut, ti e di opinionin tim që është
Flavio Qarri: Po edhe me atë SPAK që ashtu siç e e kemi, kryeministri po i turret kodit të Procedurës penale për ta izoluara edhe aq SPAK sa kemi
Brisida Shehaj: Nuk ka lidhje me SPAK-un kjo. Dakort Altin Dumani ndoshta, emra të veçantë në SPAK, mundohen të bëjnë, por duhet të kuptojnë shqiptarët diçka. Pas këtyre hetimeve janë partnerët ndërkombëtarë. Pra janë shërbimet partnere. Edhe në dosjen e zonjës Balluku, edhe në dosjen e AKSH-it që ne e dimë shumë mirë që e gjithë dosja u ngrit pasi ai biznesmeni që u mor peng vajti dhe trokiti në ambasadën Gjermane. Kështu që ne nuk mund të fshihemi pas gishtit.
© SYRI.net
Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv
Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa: Ne e kemi marrë fikjen e radarëve, si çdo shqiptar, si cenim të sigurisë kombëtare
Skandali me ish drejtoreshën e SHISH/ Tabaku: E keni kthyer në normë, Kuvendi s’mund të përdoret si mburojë politike