web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kodi i ri i Procedurës Penale/ Kaso: Rama po e katandis shtetin në këtë derexhe vetëm që të bllokojë SPAK-un

1 Tetor 2026, 10:36, Aktualitet CNA

Kodi i ri i Procedurës Penale/ Kaso: Rama po e katandis shtetin në

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një postim në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i vërë zjarrin shtetit, me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale.

Kaso shprehet se ndryshimet janë një iniciativë e pakonsultuar me partnerët, ndërsa shton se Rama propozon të paralizohet hetimi penal në çdo prokurori të vendit dhe jo vetëm në SPAK, aty ku është, sipas deputetit, halli i tij dhe disa personave të tjerë.

Ai shkruan më tej se me këto ndryshime, kryeministri po e tregon hapur që është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm që drejtësia as të mos guxojë t'i afrohet atij.

Sipas tij, me propozimet e prezantuara dje për Kodin e Procedurës Penale, një zyrtar që shpërdoron kompetencat, falsifikon dokumentet, fsheh të ardhurat, manipulon tenderët, korrupton në mënyrë aktive zyrtarë të tjerë nuk përfundon më në burg.

Deputeti thekson se kjo nuk është reformë, por grusht shtet institucional.

Postimi i plotë:

Për hallin e Erjonit, Belës, Gysit dhe Vlorës sot, por mbi të gjitha për hallin e tij nesër Rama vendos t'i vërë zjarrin shtetit.

Me ndryshime e propozuara dje në Kodin e Procedurës Penale, një iniciativë e pakonsultuar me asnjë nga partnerët, Rama personalisht propozon të paralizohet hetimi penal në çdo prokurori të vendit dhe jo vetëm në SPAK ku i ka dhe do t'i ketë hallet.

Do t'i kishte rënë më shkurt t'i mbyllte fare prokuroritë dhe në fakt do të kishte qenë më e ndershme!

Jo vetëm i kërkon drejtësisë që tani të luajë me rregullat e përcaktuara nga ai vetë, në konflikt madhor interesi, por as që e fsheh më që është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm që drejtësia as të mos guxojë t'i afrohet vetë atij.

Sa për ta kuptuar qytetarët - një grabitës që vjedh shtëpinë tuaj në mes të ditës ose dikush që me qëllim të shkatërron pronën tënde me zjarr tashmë nuk përfundon më në burg me ndryshimet e Ramës!

E njëjta gjë vlen edhe për një zyrtar që shpërdoron kompetencat, falsifikon dokumentat, fsheh të ardhurat, manipulon tenderat, korrupton në mënyrë aktive zyrtarë të tjerë.... e kështu pa fund...

Kjo nuk është Reformë. Ky është grusht shteti institucional nga një bandit ende me pushtet!

Deri në këtë derexhe është gati t'a katandisë shtetin vetëm që të bllokojë SPAKUN!





Lajmet e fundit nga