
Kompozitori Adrian Hila ka reaguar për herë të parë pasi policia e Tiranës ka kërkuar ta marrë në pyetje për videot intime të tij dhe personazheve të ndryshme të shoëbizit të shpërndara në site pornografike dhe rrjete sociale.
“Jam i shokuar, kamerat i kam vendosur se kam patur incidente në studio”- mësohet të jetë shprehur Hila i cili është kontaktuar në telefon nga policia pasi nuk u gjet në shtëpinë e tij. Ai u ka thënë efektivëve se do të paraqitet në komisariat sapo të mbërrijë në Tiranë. Sipas informacioneve, kompozitori ka thënë se e kanë hakeruar për t'i marrë videot pa pëlqimin e tij.
Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet dhe po punohet për të bllokuar përmbajtjet që cënojnë edhe figurat e grave të shoëbizit që shfaqeshin në pamje. Versus.al

