AKTUALITET /

Përvetësoi 1143 ha në Fier, sekuestrohen 2.6 mln € të ortakut të Vasil Bedinajt! Haskos i merret edhe "Bentley" luksoz

Biznesmeni Kastriot Hasko mbahet nën arrest shtëpie pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 ish-drejtorë të Kadastrës falsifikoi dokumentet e pronësisë për 1143 hektarë tokë në Seman të Fierit.

Shkruar nga Versus
Përvetësoi 1143 ha në Fier, sekuestrohen 2.6 mln € të
Biznesmeni Vasil Bedina, mjeti i sekuestruar i ortakut të tij Kastriot Hasko

Prokuroria e Fierit në kuadër të hetimeve për falsifikimin e pronësisë mbi sipërfaqen prej 1143 hektarësh në Seman, ka sekuestruar pasuritë e përfituesit, Kastriot Hasko i cili dyshohet se tokën e përvetësuar ua shiti dy kompanive të ndryshme.

Në total janë sekuestruar mbi 2.6 milionë euro në llogari bankare të Haskos si dhe automjeti luksoz tip “Bentley”. Hasko ndodhet aktualisht nën masën e arrestit shtëpiak nën akuzë për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara:

Llogari bankare me vlerë:- 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro);

- 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek);

- 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe

- Një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro).

Për skandalin e falsifikimit të dokumenteve të pronësisë janë arrestuar edhe dy prej ish-krerëve të Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj. Emri i Haskos u shfaq edhe në ngjarjen e ndodhur në Palasë ku pati përplasje me armë mes ortakut të tij Vasil Bedinaj dhe biznesmenit Luan Muça. Versus.al

Poll