Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kamera është kjo?”, njëra nga viktimat e dalloi, gazetari tregon se si Adi Hila e mashtroi këngëtaren: Është alarm

Shkruar nga Newsbomb
“Kamera është kjo?”, njëra nga viktimat e dalloi,
Kompozitori Adi Hila/ Fotomontazh

Skandali me videot intime të bëra publike ditën e djeshme në platforma të ndryshme online, ka qenë në qendër të debatit edhe në studionin e emisionit “Opinion”. Ndër të tjera, u diskutua se si ato filmime kishin mund të bëheshin dhe më vonë të përfundonin në duart e të gjithë shqiptarëve.

Në një moment të emisionit, gazetari Blendi Fevziu lexon mesazhin e shkruar nga regjia ku i bëhet me dije se një nga viktimat e videove kishte pyetur kompozitorin Adrian Hila, nëse kishte një kamer aty pranë tyre. Por, ai i ishte përgjigjur duke i thënë se ishte alarm.

“Regjia më thotë që një nga videot dëgjohet dikush që e pyet, kamera është kjo? Dhe përgjigja është, është alarm. Nuk e di kush e thotë këtë. Nuk e di a është e vërtetë. Më thonë që kështu dëgjohet në…”, thotë Fevziu.

Kompozitori Adrian Hila dyshohet se ishte njeriu që i ftonte në vendin e survejuar me kamera këngëtaret e ndryshme, duke filmuar edhe aktet seksuale me to. Tashmë çështje është në duart e organeve hetuese që vijojnë punën e tyre për të zbardhur të vërtetë për këtë skandal të botës së shoëbizzit në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese