“Nuk i pëlqejnë të shohin United të humbasë”/ Deklarata e fortë ndaj arbitrave, ish-trajneri i Realit përballet me telashe në Angli

01/10/2026 10:49

Trajneri i Fulhamit, Álvaro Arbeloa, është vënë nën akuzë nga autoritetet angleze të futbollit për sjellje të pahijshme, pas deklaratave të tij të ashpra ndaj arbitrave pas ndeshjes kundër Manchester United.

Pas takimit, trajneri spanjoll kritikoi vendimet e gjyqtarëve dhe la të kuptohej se Manchester United kishte përfituar nga një sërë vendimesh gjatë sfidës.

“Pati kaq shumë incidente në favorin e tyre, çdo vendim shkoi në favorin e tyre. E dija që gjyqtarëve nuk u pëlqen ta shohin Manchester United të humbasë”, deklaroi Arbeloa pas ndeshjes.

Në qendër të kritikave të tij ishte një goditje dënimi e akorduar për një faull ndaj Harry Maguire, nga e cila Manchester United arriti të barazojë rezultatin përmes golit të Cunhas.

Arbeloa ishte veçanërisht i pakënaqur me këtë vendim, duke besuar se gjyqtari kishte favorizuar United-in. Sipas trajnerit të Fulhamit, vendimi mund të ishte ndikuar edhe nga dëshira për të kompensuar atë që ai e konsideronte si një padrejtësi të pësuar nga Manchester United në derbin e Manchesterit një javë më parë.

Top Channel