“Keqardhje për viktimat e videove intime”, Kryemadhi: Ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë duhet të dënohet
Monika Kryemadhi ka reaguar këtë të enjte lidhur me videot intime të personazheve të njohur të ekranit, të cilat prej disa ditësh po qarkullojnë në rrjet.
Gjatë paraqitjes së saj në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës, Kryemadhi u pyet nga gazetarët nëse i kishte parë videot, teksa u përgjigj: “Po”, duke shtuar: “Ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë duhet të dënohet.”
“Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar, por edhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë t’i duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private. E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike, dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësi e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë”, tha Kryemadhi.
Mocioni me debat për Vlora Hysenin, PS e PD nuk gjejnë dakordësi në Konferencën e Kryetarëve! Miratimi i kalon Kuvendit
Ambasadori Eric Wendt takohet me Ministrin Hoxha, vlerësohet partneriteti SHBA-Shqipëri
Publikimi i videove intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet
- 10:50 Çmimi i naftës kalon sërish mbi 100 dollarë për fuçi mes pasigurisë për bisedimet SHBA-Iran
- 10:41 Polonia zgjat kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
- 10:29 Mocioni me debat për Vlora Hysenin, PS e PD nuk gjejnë dakordësi në Konferencën e Kryetarëve! Miratimi i kalon Kuvendit
- 10:25 Rrëzohet një helikopter në Kaliforni! Dy persona të vdekur, dy të plagosur dhe një i zhdukur
- 10:19 Estonia ndalon tranzitin e drithërave ruse dhe bjelloruse përmes territorit të saj
- 10:16 Prokurorët kundërshtojnë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Rrezikojnë hetimet dhe luftën ndaj korrupsionit