Adrian Hila ka reaguar për herë të parë pas shpërndarjes së videove intime të tij me personazhe të njohur të shoëbizzit, pas kërkesës së policisë për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje. Kompozitori është në gjendje shoku, ndërsa ka bërë me dije se kamerat i kishte vendosur për shkak të incidenteve të ndryshme në studio. Ai ka treguar se persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë në servera duke marrë të gjitha filmimet e bëra.
“Kamerat i kam vendosur se kam pasur incidente në studio. Jam i shokuar. Dyshoj se videot janë hakëruar nga persona të paidentifikuar”, mësohet të ketë thënë ai për oficerët e policisë gjyqësore kur e kanë telefonuar. Siç raporton Top Neës, ata kanë shkuar në banesën e tij për ta kontaktuar, por nuk është gjendur aty. Mandej e kanë telefonuar duke i marrë dhe reagimin e mësipërm.
Kompozitori ka deklaruar se do të paraqitet në Polici sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë shpjegimet e tij mbi ngjarjen. Ndërkohë që prej ditës së djeshme, strukturat e Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet për videot që qarkulluan në rrjet, si dhe për burimin e materialeve të publikuara.


