Pas presidentit francez, Emmanuel Macron, edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshëndeti idenë e rikthimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian. Gjatë vizitës së Macronit në Madrid, presidenti francez e përshëndeti mundësinë me dy fjalë në anglisht: “Welcome back” (“Mirë se u kthyet”).