1 Tetor 2026, 11:09
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjyqi për ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin i cili ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme, është shtyrë për në 15 tetor. Shkak për këtë është bërë bojkoti i avokatëve ndaj rregullores së GJKKO-së, e cila kufizon edhe punën e avokatëve duke mos u lejuar celularët në salla.
Kjo situatë është përshkallëzuar, pasi avokatët nuk janë paraqitur as në seancat për masat e sigurisë. Nga ana tjetër GJKKO vijon të mos ketë asnjë tërheqje nga rregulloja edhe pasi një pjesë e gjykatësve i dolën kundër kryetarit në detyrë, Erion Bani. Ndërkohë, vetë Meta i cili ishte në seancë ka deklaruar se sipas tij e gjithë kjo situatë vjen me porosi të Ergys Agasit nga njerëzit e Agasit.
Për çfarë akuzohet Meta?
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
monika kryemadhi ilir meta
Politike
1 Tetor 2026, 10:57
E.d
Pamje
TIRANA- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, sapo është mbyllur, ndërsa mazhoranca ka rrëzuar kërkes&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 10:48
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur Taulant Ballës i cili tha se Kuven...
Politike
1 Tetor 2026, 10:51
I.A
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimi...
Politike
1 Tetor 2026, 10:13
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka paraqitur qëndrimin e saj në Konferencën e Kryetarëve lidhur me hetimet ndaj ish-drejtores së S...
Politike
1 Tetor 2026, 09:10
E.d
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të p&...
Politike
1 Tetor 2026, 07:50
E.d
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat...
Politike
30 Shtator 2026, 22:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes pa...
Politike
30 Shtator 2026, 22:16
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Specia...
Politike
30 Shtator 2026, 21:11
E. D
Sali Berisha
PRESHEVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve po...
Politike
30 Shtator 2026, 19:54
E. D
Departamenti Amerikan i Shtetit
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në raportin për Shqipërinë se korrupsioni...