Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike është mbledhur sot, për të shqyrtuar gjashtë projektligje. Në rendin e ditës është projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”.