“Ata parandaluan një tjetër 11 shtator”, thrilleri me fluturimin e Flydubai dhe pilotin hero që shpëtoi jetën e 174 personave, detaje të reja
Një mësues i shkollës së mesme në Ravena të Italisë është i tronditur dhe i turpëruar pasi e gjeti veten në qendër të një polemike. Të dielën më 27 shtator, teksa dërgonte foto të materialeve mësimore në grupet e bisedës me nxënësit, ai ‘pa dashje’, sipas versionit të tij, fotografoi edhe një pjesë të organeve gjenitale dhe e nisi në grup.
Sipas mediave italiane, foto e cila shfaqej krahas fotografive të tjera që tregonin faqet e një libri, u fshi menjëherë. Megjithatë, imazhi në fjalë ishte shkarkuar nga nxënës të ndryshëm, duke shkaktuar zemërim te familjarët e nxënësve të përfshirë në grup.
Menjëherë u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të nxënësve dhe administratës së shkollës. Ndërkohë deri të martën, 30 shtator, mësuesi nuk ishte kthyer ende në shkollë.
“Një aksident i tmerrshëm. Një gabim fatal. Nuk kam pasur kurrë ndërmend t’u dërgoja nxënësve të mi një foto të organeve të mia gjenitale. Nuk jam i çmendur”, ka thënë mësuesi për gazetën e përditshme ‘Il Resto del Carlino’,
Sipas tij, ai vendosi të dielën që t’u dërgonte nxënësve disa shënime dhe filloi të fotografonte faqet.
“E zgjerova kuadrin e kamerës për t’u siguruar që imazhet të ishin të plota dhe, pa e kuptuar, fotografova edhe një pjesë të organeve të mia gjenitale. Shpesh rri lakuriq në shtëpi sepse bën shumë vapë. Nuk e vura re fare. I kuptoj edhe prindërit që u zemëruan kur panë imazhet, por nuk ishte qëllimi im. Më duket sikur jam në film”, ka thënë mësuesi.
Ai e ka përfunduar fjalën e tij duke thënë se ndihet i turpëruar dhe nuk e di se si do të dalë sërish para të tjerëve në shkollë.
Top Channel