Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Reforma Territoriale, Erion Veliaj letër Kuvendit nga qelia: Pezulloni projektligjin, ndryshimet i vendos qytetari

Shkruar nga Newsbomb
Reforma Territoriale, Erion Veliaj letër Kuvendit nga qelia: Pezulloni
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Erion Veliaj i ka dërguar një letër nga qelia Kuvendit të Shqipërisë ku kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit për hartën e re territoriale. Kryetari i Bashkisë së Tiranës që vijon të ushtrojë detyrën e tij nga burgu, i kërkon instancave përkatëse konsultimin me qytetarët.

Veliaj thekson se reformë administrativo-territoriale nuk është thjeshtë vizatimi i një harte të re. Sipas tij ajo prek autononimë vendore dhe kësisoj lind nevoja e domosdoshme e konsultimit me qytetarët.

“Reforma administrativo-territoriale nuk është vizatimi i një harte të re. Ajo prek autonominë vendore. Reformat tona nuk duhet t’i masim vetëm me aftësinë për t’i miratuar, por për t’i bërë të qëndrueshme. Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese