Nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit, Gjykata e Hagës konfirmon se nuk është konsultuar

1 Tetor 2026 | 11:06

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion.

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo gjykatë e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian. Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë.

Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar.

Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

 “Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita në Kosovë, Von der Leyen takohet me Haxhiun

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte ka nisur vizitën e saj në Prishtinë teksa u prit nga ushtruesja e detyrës...
13:38 | 01/10/2026

Zgjedhja e presidentit, Kurti nis sot konsultimet me opozitën: Synojmë marrëveshje deri më 6 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë të enjte do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të...
13:04 | 01/10/2026

Pas vizitës në Shqipëri, Ursula von der Leyen sot në Kosovë! Detaje nga axhenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte do të vijojë me turin e saj në Ballkan ku pas vizitës në Tiranë...
08:37 | 01/10/2026