web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet mbi falsifikimin e pronave në Fier/ Sekuestrohen 2.6 milionë euro llogari bankare dhe një "Bentley"

1 Tetor 2026, 11:21, Aktualitet CNA

Hetimet mbi falsifikimin e pronave në Fier/ Sekuestrohen 2.6 milionë

Gjykata e Fierit me kërkesë të Prokurorisë ka sekuestruar 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet tip “Bentley” në pronësi të shtetasit K.H.

Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, ky shtetas është aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan:

Vendimi i plotë:

Me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan 2.6 milionë euro në llogari bankare si dhe një automjet tip ‘Bentley’ të shtetasit K.H., nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Ky shtetas, aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan:

Llogari bankare me vlera:

- 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro);

- 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek);

- 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe

- Një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale objekt i hetimeve të këtij procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale. /CNA





Lajmet e fundit nga