“Jam e revoltuar”, Kryemadhi flet pas shtyrjes të gjyqit të saj dhe Ilir Metës: Është shpërdorur e drejta jonë për t’u mbrojtur
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve për konkursin e “Tirana Fountain Tower”.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se po zhvillohet një konkurs ndërkombëtar për të patur mundësi për një zgjedhje më të gjerë. Rama shtoi se pjesë e jurisë janë profesorë dhe akademikë të njohur dhe që janë plotësisht të lirë të marrin vendimet e tyre. Sipas kryeministrit, pala e shqiptarëve është në minorancë.
Fjala e Ramës:
Sot jemi këtu përsëri për një zhvillim tjetër të asaj godine, e cila ka nevojë të transformohet, për të adresuar nevojat e një qyteti që nuk është në vitet ’50 kur u krijua Parku Rinia, as në vitet e para 2000 kur Tajvani rimori një tjetër volum, por jemi praktikisht në një kohë kur nevojat janë shumë më të mëdha.
Si jo pak projekte të tjera, ky është një projekt privat në një pronë private. Bëhet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet ku duhet rindërtuar, por nga ana tjetër ndërtimi duhet të ketë një impakt të rëndësishëm.
Po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar, një mundësi zgjedhjeje të gjerë se cila do të jetë mënyra se si do të rizhvillohet Tajvani.
Nga ana tjetër duke besuar shumë fort që me arkitektët e kësaj sfide, të kemi mundësi që të bëjmë më të mirën për zhvillimin e zonës dhe kryeqytetit.
Unë vazhdoj të besoj se rruga që kemi zgjedhur për të ftuar në Shqipëri dhe për të përfshirë në këtë fazë ëndrras dhe ambiciesh të mëdha, arkitektë ndërkombëtar.
Duke qenë se kjo rrugë është vënë nën agresionin e një pjese të caktuar të opinionit apo medias së interesuar ndërkombëtarë, unë dua të ndaj me ju disa shkëmbime që kemi pasur me ditët e fundit me një gazetar të huaj, që paraqitet si ekspert në arkitekturë.
Kishte nisur një sërë pyetjesh që për mua janë të pabesueshme si nga sipërfaqësia dhe mendjelehtësia që janë ndërtuar. Nuk është ai fajtori, ai është në të drejtën e tij ti bëjë të gjitha pyetjet. Është mënyra krejt e shtrembër e të parit të diçkaje të jashtëzakonshme që po ndodh me Shqipërinë.
Nëse ka vendimmarrje transparente, nëse ka vendimmarrje të bëra me një ndjenjë të fortë përgjegjësie, por njëkohësisht dhe me një dëshirë të madhe për të arritur në vendimmarrjen më të mirë, janë pikërisht vendimmarrjet e këtyre konkurseve, ku faktikisht shumica e jurisë janë arkitektë, urbanistë, profesorë dhe akademikë të njohur. Ata janë tërësisht të lirë të vendosin për projektet. Nga ana e palës shqiptare që është në minorancë dhe asnjëherë nuk ka një orientim apo një ndikim mbi jurinë, që t’a detyrojë jurinë të marrë vendime që janë ndryshe nga ata që duan.
Pastaj flasin për trashëgiminë, edhe këtu të parku ne jemi përpara të një cope historie. Gjatë historisë ka patur një transformim.
Top Channel