
Madrid Sula, mësuesi 60 vjeçar në Lushnjë i arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur 13 vjeçare, ka dalë sot para gjykatës ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj tij. Dyshohet se mësuesi i çonte mesazhe erotike vajzës së mitur e cila u tregoi prindërve për rastin dhe më pas bënë denoncimin në polici.

