Hashim Thaçi mbetet në paraburgim për rastin e pengimit të drejtësisë

Gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në çështjen penale që lidhet me veprat kundër administrimit të drejtësisë. Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë më 30 shtator 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të lidhura

None found

Sipas arsyetimit të gjykatës, mbeten ende të pranishme rreziqet që Thaçi të pengojë zhvillimin e procedurës ose të kryejë vepra të tjera penale. Gjykatësi e konsideroi masën e paraburgimit të nevojshme dhe proporcionale.

Gjatë vlerësimit, gjykatësi mori parasysh edhe faktin se Thaçi është shpallur fajtor dhe është dënuar në rastin për krime lufte. Megjithatë, Specialja sqaroi se ky zhvillim nuk e eliminon nevojën për rishikime periodike të masës së paraburgimit në çështjen aktuale, e cila vlerësohet kryesisht mbi bazën e rrethanave që lidhen me këtë rast.

Në çështjen për krime lufte, aktgjykimi u shpall më 16 shtator 2026. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa me të njëjtin dënim u përball edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, kurse Rexhep Selimi me 13 vjet.

Procedura gjyqësore për veprat kundër administrimit të drejtësisë arriti në përfundim të paraqitjes së fjalëve përfundimtare nga palët më 14 shtator 2026.

Seanca fillestare e këtij procesi u mbajt më 27 shkurt 2026. Në atë seancë, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tyre.

Po më 27 shkurt 2026 nisi dëshminë dëshmitari i parë, identiteti i të cilit ishte i mbrojtur. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026. Më 3 dhe 4 mars dëshmoi Koen Herlaar, ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës.

Më 4 mars 2026 filloi dëshminë edhe hetuesi i forenzikës digjitale, Chrisopher Kelly, i cili e përfundoi atë më 5 mars. Në cilësinë e dëshmitares së mbrojtjes së Thaçit, ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës Helen Fraser dëshmoi më 11 dhe 12 maj 2026.

Hashim Thaçi mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai po gjykohet për krime lufte, ndërsa në vitin 2024 ndaj tij u ngrit edhe aktakuza për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Për këtë rast, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan në Kosovë më 5 dhjetor 2024. Një ditë më pas, më 6 dhjetor 2024, ata u transferuan në objektin e paraburgimit të DhSK-së, në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Fletarrestimi ndaj Thaçit iu dorëzua në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Hajredin Kuçit iu dorëzuan aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për paraqitjen e parë para gjykatëses së procedurës paraprake. Kjo seancë u mbajt më 9 dhjetor.

Aktakuza pretendon se Thaçi, në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me grupe të ndryshme, ka ndjekur një model veprimi për të penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrave të tyre. Në këto grupe përfshihen Grupi Fazliu, i përbërë nga Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu, Grupi Smakaj, ku bëjnë pjesë Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami, si dhe Grupi Kilaj, i përbërë nga Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu.

Sipas aktakuzës, Thaçi i ka drejtuar dhe i ka mbështetur këto përpjekje përmes vizitave në objektet e paraburgimit, gjatë kohës kur ai vetë mbahej i paraburgosur në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria pretendon gjithashtu se anëtarët e Grupeve Fazliu, Smakaj dhe Kilaj janë koordinuar për të ndikuar te dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara të zhvilluara më 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Hashim Thaçi përballet me tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj gjykatës. Ndërsa Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.


Shtuar më 1.10.2026 11:33

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş