Aktualitet

Mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare, mësuesi 60-vjeçar para gjykatës në Fier!

Në ambientet e Gjykatës Fier sot u paraqit mësuesi 60-vjeçar Madrid Sula, nën hetim për vepra penale që lidhen me komunikimin e papërshtatshëm me një të mitur.

Sipas të dhënave hetimore, 60-vjeçari dyshohet se i ka dërguar një nxënëseje 13-vjeçare mesazhe me përmbajtje erotike dhe ka komunikuar në mënyrë të papërshtatshme me të miturën.

Raportohet se gjendja psikologjike e vajzës është rënduar si pasojë e situatës, ndërsa ajo u ka treguar fillimisht nënës dhe më pas babait për mesazhet.

Pas marrjes së dijenisë për ngjarjen, prindërit bënë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë në Lushnjë.

Uniformat blu kanë nisur menjëherë verifikimet duke administruar materialet e nevojshme hetimore, përfshirë komunikimet që dyshohet se janë shkëmbyer mes të dyshuarit e të miturës.

Ndaj Sulës rëndojnë akuzat për veprat penale të “Veprave të turpshme” dhe “Pornografisë”.