web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojkoti i avokatëve shtyn seancën në GJKKO/ Meta: Konflikt i stisur

1 Tetor 2026, 11:30, Aktualitet CNA

Bojkoti i avokatëve shtyn seancën në GJKKO/ Meta: Konflikt i

Seanca e gjykimit me themel ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta, dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë sërish. Sipas raportimeve, shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mospranimi i avokatëve për të vijuar mbrojtjen, ndërkohë që ata ndodhen në bojkot.

Bëhet po ashtu me dije se avokatët janë gjobitur me nga 5000 lekë për mosparaqitjen, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 15 tetor. Gjithashtu raportohet se janë pezulluar afatet e masës së sigurimit ndaj Ilir Metës.

Ky i fundit në një prononcim kundërshtoi vendimin, ndërsa shtoi se mosmarrëveshja e gjyqtarëve me avokatët është i stisur.

“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm që prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbasë licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijojë gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur”, është shprehur Meta. /CNA





Lajmet e fundit nga