1 Tetor 2026, 11:40
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme pesë projektet për “Tirana Fountain Tower. Gjatë fjalës së tij në këtë prezantim, kryeminstri u shpreh se në këto konkurse ka pasur gjithmonë transparencë, pasi sipas tij në Shqipëri nuk ndërtohet pa rregulla.
Ai i konsideroi apsurde pretendimet se qytetarët nxirren me forcë nga banesat e tyre, për shkak të një projekti. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë rast i tillë, duke theksuar se këto projekte shoqërohen nga xhelozia e disa njerëzve.
Duke u ndalur tek projekti, Rama tha se ai synon transformimin e një prej hapësirave historike të kryeqytetit, duke e përshtatur me nevojat dhe ambiciet e Tiranës. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se bëhet fjalë për një sipërmarrje private, duke shtuar se përzgjedhja e projektit po bëhet përmes një konkursi ndërkombëtar me pjesëmarrjen e arkitektëve dhe profesionistëve të njohur.
Edi Rama: Sot ne rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë, të cilat tani prej vitesh në Shqipëria, ua besojmë profesionistëve me profile dhe karriera të veçanta, të ndërtimit të objekteve që kanë një impakt me rëndësi për qytetet tona dhe zonat tona. Faktikisht sot ne jemi këtu për të adresuar zhvillimin e një prone ku siç e patë edhe nga filmi në krye të herës, u ngrit një park, dhe më pas po aty u ngrit edhe një ndërtesë. E cila është nga të paktat ndërtesa në kohën e komunizmit.
Ku takoheshin jo për mbledhje, jo për punë, por për të kaluar kohën e lirë. Erdhi koha kur ndenja ulur me shoqërinë, u bë jetë e përditshme e shoqërisë. Tajvani u kthye në një ngrehinë për shumë njerëz dhe shumë shërbime. Objekti kryesor për ata që i administrojnë është që të mbajë sa më shumë njerëz ulur dhe t’i lërë pa punë. Këtu sot jemi për një zhvillim tjetër të asaj godine, për të mundësuar ambiciet e atij qyteti. Jemi praktikisht në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë të mëdha. Ky është një projekt i një sipërmarrje private në një zonë private. Po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar, se cila do të jetë mënyra se si do të rikonceptohet dhe rizhvillohet Tajvani. Me arkitektët që i janë vënë në dispozicion kësaj zgjedhjeje do të bëjmë më të mirën e mundshme të asaj prone, por edhe të kryeqytetit.
Kjo është rruga më e mirë jo vetëm për të sotmen, por edhe për të nesërmen. Ne jemi përpara cope historie, jemi përpara edhe një pjesë të asaj cope. Transformimi ka ndodhur që në kohën e komunizmit, ku vetë komunizmi e ka parë të arsyeshme për të ndërtuar atje diçka. Absurditeti është që me demek, ne bëjmë përpjekje që t’i nxjerrim me zor njerëzit nga shtëpia, për të bërë projekte. Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë në asnjë rast, për asnjë arsye që të bëhet nxjerrja me forcë nga shtëpia, që të bëhet një projekt privat.
Në këto konkurse ka pasur gjithmonë transparencë, në Shqipëri nuk ndërtohet pa rregulla. Ka diçka shumë agresive në lidhje me këto projekte, që është xhelozia, xhelozia mediokër e disa njerëzve. Nuk kapen pas profesionit, argumenteve dhe mundësisë për të qenë konkurrues. Ndërkohë që ka shumë arkitektë dhe profesionistë shqiptarë që janë pjesë e arkitekturës së huaj. Sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti i hapur i natyrës. Ne do kemi arkitektë tanët që do të konkurrojnë përjetë Shqipërisë, do kemi emra shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj elite. Ndërtimi i kullave është kaq kompleks dhe delikat, sa duhet të pranojmë që ne nuk kemi akoma në Shqipëri të gjitha kapacitetet dhe dijet për ta bërë këtë./Dosja.al
edi rama projekt banesa
Politike
1 Tetor 2026, 11:36
E.d
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar në Këshillin e Evropës në Strasburg situatën dr...
Politike
1 Tetor 2026, 11:26
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot për një vizitë në QSUT, ku dhe do të inaguronte kardiokir...
Politike
1 Tetor 2026, 11:01
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë në hyrje të SPAK, lidhur me videot intime q&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 11:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjyqi për ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin i cili ishte planifikuar të zhvillohej ditën e so...
Politike
1 Tetor 2026, 10:57
E.d
Pamje
TIRANA- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, sapo është mbyllur, ndërsa mazhoranca ka rrëzuar kërkes&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 10:48
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur Taulant Ballës i cili tha se Kuven...
Politike
1 Tetor 2026, 10:51
I.A
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimi...
Politike
1 Tetor 2026, 10:13
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka paraqitur qëndrimin e saj në Konferencën e Kryetarëve lidhur me hetimet ndaj ish-drejtores së S...
Politike
1 Tetor 2026, 09:10
E.d
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të p&...
Politike
1 Tetor 2026, 07:50
E.d
Konferenca e Kryetarëve
TIRANA- Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat...