Dardanët duan reagim, Kosova përballë Izraelit, shqetëson portieri Muric

Nga Dea Kozma
1 Tetor 2026, 11:43 | Futboll

Kosova zbret sot në fushë ndaj Izraelit, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kërkojnë të reagojnë pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë.

Përballë do të jetë Izraeli, që vjen në këtë duel pas dy humbjeve, 3-1 me Austrinë dhe 3-0 ndaj Irlandës, duke mbetur pa pikë në grup. Edhe historia e përballjeve është në favor të Kosovës: dy skuadrat janë takuar dy herë, me një barazim dhe një fitore të Kosovës, pikërisht 1-0 në përballjen e fundit në nëntor 2023.Një nga shqetësimet kryesore të dardanëve është dëmtimi i gardianit Muric.

Shtatlarti pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë dhe këto ditë nuk ka zhvilluar stërvitje të plota.Megjithatë trajneri Franko Foda në konferencë për shtyp tregoi se gjëndja e lojtarit do të vëzhgohet deri në fund ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndryshime në skuadër krahasuar me duelin ndaj Austrisë.

Trajner i Kosovës, Franko Foda u shpreh: ''Është një nga ndeshjet ku do të bëjmë ndryshime nga ndeshja paraprake. Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq, por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës Portjeri jonë Muric, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar këto ditë në stërvitjen e plotë, mirëpo por do të shohim nëse do të jetë gati për ndeshjen ''

Një tjetër rezultat pozitiv do ta mbante Kosovën në garën për kreun e grupit, ndërsa synimi i parë i “Dardanëve” është rikthimi te fitorja në këtë përballje të rëndësishme të Nations League. Dueli Izrael-Kosove luhet ne Hungari ne orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos